FOTO/ Shitësi i famshëm i akulloreve vë në lojë djalin e Lorik Canës, ‘Kapiteni’ shkrihet së qeshuri

FOTO/ Shitësi i famshëm i akulloreve vë në lojë djalin e Lorik Canës, ‘Kapiteni’ shkrihet së qeshuri

21:51, 11/12/2017
A+ Aa A-

Padyshim Lorik Cana, është një ndër futbollistët më të talentuar që ka pasur ndonjëherë kombëtare jonë e futbollit. Dhe largimi i tij nga futbolli përloti shumë fansa të tij.

Por, pavarësisht të gjithave ai ka nisur një jetë të re po aq të bukur sa ajo që kishte me parë.  Ai tani ndodhet me pranë familjes se kurrë më parë, duke shijuar ditët e qeta me gruan dhe djalin e tij Bajken ose siç e quan ai ndryshe “Baby Bosin”.

Së fundmi Loriku ka postuar një video në Instastory, ku së bashku me djalin shfaqet në një dyqan akulloresh në Dubai. Shitësi i famshëm i këtij dyqani i bën një lojë argëtuese djalit të vogël të ish-futbollistit kuqezi. Ndërkohë vetë Loriku shkrihet së qeshura, ndërsa djali tenton të kapë akulloren, por e ka të pamundur, pasi shitësi vazhdon ta gënjejë, duke ia afruar dhe duke ia marrë sërish nga duart, ku i lë vetëm kaushin bosh, shkruan Syri.net.   

Ndërsa më një foto të postuar në në Instagram, “Kapiteni” legjendar i kuqezinjve shfaqet sërish me djalin e tij. Por këtë herë, edhe pse temperaturat kanë ftohur goxha, ai ka gjetur një vend të ngrohtë për të kaluar pushimet në Dubai.

Ajo që bie në sy është edhe kombinimi që ka zgjedhur të bëjë më djalin e tij, babë e birë të veshur njëlloj.Ndwrsa në një foto tjetër shfaqet gruaj e tij italiane, Monika, me djalin në akuariumin Atlantis ne Dubai.  

Për më shumë shikoni fotografitë e mëposhtme:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco