FOTO/ Aktori turk shfaqet për herë të parë me bashkëshorten, çifti në pritje të ëmbël

FOTO/ Aktori turk shfaqet për herë të parë me bashkëshorten, çifti në pritje të ëmbël

08:43, 11/12/2017
A+ Aa A-

Aktori i njohur turk Ozcan Deniz , së shpejti do të bëhet baba. Aktori dhe bashkëshortja e tij, modelja Feyza Aktan do të behën prindër për herë të parë.

Ndonëse lajmi se partnerja e aktorit 43 vjeçar është në pritje të ëmbël doli pak javë më parë, dyshja nuk kanë preferuar të flasin për ketë pjesë., shkruan Syri.net. Ndërsa mbrëmjen e djeshme ata janë fotografuar dorë për dorë në terminalin e aeroportit të Stambollit.

Burime pranë çiftit kanë thënë se Feyza është në muajin e 5-të të shtatzënisë, ndërsa ende nuk është mësuar gjinia e foshnjës. Kujtojmë se aktori dhe këngëtari Ozcan Deniz, është i njohur edhe për publikun shqiptar , me interpretimin e  tij në rolin e Kahraman, në serialin “Një pjesë e imja”.

Kujtojmë gjithashtu se 43vjeçari  ka qenë në  një histori dashurie disa vjeçare, me aktoren Fahriye Evcen, e cila prej gati një viti është e martuar me aktorin simpatik Burak Ozçivit, I cili gjithashtu është shumë I njohur për  publikun shqiptar./SYRI.net

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco