10 vjet dashuri, Gena rrëfen njohjen me bashkëshorten

10 vjet dashuri, Gena rrëfen njohjen me bashkëshorten

15:58, 10/12/2017
A+ Aa A-

Ata kanë 10 vjet së bashku.

Është fjala për këngëtarin Gena, i cili është i martuar me Loretën, ku kjo e fundit përveçse është bashkëshortja është edhe menaxherja e tij.

I ftuar në Prive, Gena ka folur për marrëdhënien e tij me bashkëshorten.

“Unë me Loretën kemi 10 vjet dashuri dhe shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Loreta është në çdo moment në aktivitetet dhe koncertet e mia, pra është krahu im i djathë”, është shprehur Gena.

Ndërsa e ftuar ishte edhe Loreta, e cila tregoi se si është njohur me Genën.

“Ne jemi njohur rastësisht, unë në atë kohë unë jetoja në Greqi, por duhej të kthehesha në Tiranë për të disa dokumente. Në një mbrëmje shokët dhe shoqet më thonin të dilnim të shkonim diku.

Miqtë e mi më çuan te lokali ku këndonte Gena në atë kohë. Mund të them që ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pashë më pëlqeu edhe mënyra se si ai këndonte”, është shprehur ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco