VIDEO/ Ze Maria, jeta në Shqipëri

VIDEO/ Ze Maria, jeta në Shqipëri

14:39, 10/12/2017
A+ Aa A-

Pas disfatës historike që i zbriti bardheblutë në Kategorinë e Parë, për herë të parë në histori kryeqytetasit janë ngushëlluar nga trajneri i tyre i ri, Jose Marcelo Ferreira, i njohur nga të gjithë si Ze Maria.

Braziliani, ish-futbiollist i Flamengos, Interit dhe kombëtares braziliane 5 herë kampione e Botës, tregon historinë e tij në Top Channel, nga fillimet e karrierës tek Portuguesa në vitin 1991, tek plotësimi i ëndrrës për të luajtur përkah Ronaldos, Dungës, Bebetos e shumë emrave të mëdhej të Seleçaos së viteve ‘90.

Karriera e pasur sportive i dha Ze Marias shansin që të udhëhiqet nga Zagallo, Scolari e shumë trajnerë të tjerë të mëdhej, nga të cilët ka mësuar jo pak.

Prej muajsh ai jeton në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy djemtë, ku ndihet krejtësisht në shtëpinë e tij. Në krye të bardhebluve objektivin e ka të qartë: rikthimin e skuadrës me më shumë tituj në Shqipëri në Kategorinë Superiore.

Sonte, në “Exclusive”, rrëfimi i brazilianit Ze Maria…/tch

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco