'Reputation' i Taylor Swift albumi më i shitur në botë

'Reputation' i Taylor Swift albumi më i shitur në botë

14:38, 10/12/2017
A+ Aa A-

Taylor Swift vazhdon të jetë në krye të top listës për albumin më të shitur në botë edhe pas javës së tretë.

Wild Music Awards raporton se “Reputation” i këngëtares amerikane është shitur gjatë kësaj jave 229 mijë kopje, kurse që nga lansimi është shitur 2,214,000 kopje, transmeton Koha.net.

Kjo është hera e parë në dy vjet e fundit që një album qëndron për tri javë në krye të top listës.

Në vendin e dytë renditet “Finally” i Namie Amuro, pasi në javën e fundit është shitur në 159 mijë kopje, kurse në total 1.59 milionë kopje.

“Divide” i Ed Sheranit është ngjitur për një pozitë, nga vendi i katërt në të tretin, me 154 mijë kopje të shitura këtë javë, kurse në total është shitur në 8.41 milionë kopje.

Sam Smith me albumin e tij “The Thrill Of It All”, ka rënë për një pozitë, dhe tani në vendin e katërt ka shitur në javën e fundit 145 mijë kopje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco