Disa ide për të zbukuruar tavolinën në këtë fundviti

Disa ide për të zbukuruar tavolinën në këtë fundviti

11:48, 07/12/2017
A+ Aa A-

Viti i Ri po troket dhe përveçse të mendohet për dhuratat, zbukurimet dhe menutë, ka rëndësi edhe planifikimi i zbukurimit të tavolinës për ditët e festave që na presin.

Ja disa ide për të zbukuruar tavolinën në këtë Vit të Ri:

Ngjyrat klasike të kësaj feste janë e kuqja, e arta, e bardha dhe blu. Për një tavolinë me pamje të ngrohtë dhe ftuese, kombinimi më i këshilluar është ai midis të kuqes dhe të artës. Ndërsa për të pasur një efekt më elegant dhe të ftohtë, e bardha, bluja dhe argjendi janë përzgjedhja ideale. Në momentin që keni vendosur cilat ngjyra do të karakterizojnë tavolinën tuaj, mund të vazhdohet me zbukurimet.

Mbi të gjitha mbulesa. Nuk është tamam një zbukurim, por një element që do t'i hapi rrugën pamjes së tavolinës tuaj. Edhe po ta keni zgjedhur të kuqe, të bardhë, ose blu rëndësi ka që ta lini që të zbresë sa më shumë në bordet e tavolinës. Jo aq shumë sa të takojë dyshemenë, ne atë rast nuk do ishte veçse pengesë për miqtë tuaj, por në mes të lartësisë midis dyshemesë dhe tavolinës. Në këtë mënyrë do të keni një efekt të bukur skenografie.

Për të shënuar vendet e miqve tuaj, mund të përdorni objekte të vogla të bëra me shtiza-yje, bredha të vegjël, kambana ose topa të vegjël zbukurimi, për t’i lidhur rreth picetës me një fjongo me ngjyrë. Në qoftë se keni menduar t'u lini një dhuratë miqve të tuaj në fund të drekës apo të darkës, mund t'i përdorni si shënues vendi, duke krijuar pako të vogla në formë dhe përmasa të njëjta dhe duke i personalizuar me një etiketë ose biletë.

Duhet pasur një kujdes i veçantë për zbukurimin e mesit të tavolinës. Ato më tradicionalë janë të përbërë prej boçe pishe, degë bredhi e qirinj, por po të doni të provoni diçka të ndryshme këtë Krishtlindje mund të mbushni një kambanë qelqi të madhe ose shumë kambana të vogla me shumë topa me ngjyrë, duke i vendosur gjatë pjesës qendrore të tavolinës.  Në qoftë se tema është Krishtlindje e bardhë, mund të vendosni përgjatë tavolinës shandanë të artë ose të argjendtë dhe t'i zbukuroni me një fjongo atllazi të bardhë.

Pak më origjinale janë zbukurimet e bëra më boçe pishe: Ja se si vend shënuesi juaj do të bëhet një boçe e vogël me nuanca ari dhe shandanët do të bëhen boçe gjigante të zbukuruara me ngjyrat që preferoni.

Një ide e bukur për të thyer pak ngjyrën e mbulesës së tavolinës, është ajo e kombinimit të fashës së mesit me një ngjyrë tjetër. Mund të zgjedhim një mbulesë të bardhë me një fashë mesi të kuqe, ose mbulesë e kuqe me fashë mesi të artë ose argjendtë, sipas dëshirës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco