FOTO/ Prezantueset e ‘Këngës Magjike’ përmbysin rendin: Femrat s’janë vetëm për bukuri në skenë!

FOTO/ Prezantueset e ‘Këngës Magjike’ përmbysin rendin: Femrat s’janë vetëm për bukuri në skenë!

22:21, 06/12/2017
A+ Aa A-

Sonte është duke u mbajtur nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 19-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Kjo natë nisi nën drejtimin e bukurosheve të televizionit Klan, Arjola Shehu dhe Nenina Shtylla, krahas producentit të festivalit “Kënga Magjike”.

Femrat në ekran shpesh janë parë si një “objekt” tërheqjeje, por kësaj radhe mesa duket, dy prezantueset bukuroshe kanë përmbysur rendin e shfaqjes ekstravagante në skenë.

Në momentin që të gjithë prisnin fustane, elegancë apo edhe provokime, Arjola dhe Nevina befasuan me paraqitjen e tyre, xhaketa në vend të dekoltesë, dhe pantallona elegantë në vend të minifundeve.

Mesazhi që ato transmetuan ka qenë i qartë: Femrat duken bukur edhe kur vishen thjeshtë dhe elegante si meshkujt, pa u ekspozuar apo tepruar në ekstravagancë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco