Angelina Jolie vështirëson procedurën e divorcit me Brad Pitt, ja çfarë ka bërë këtë herë

Angelina Jolie vështirëson procedurën e divorcit me Brad Pitt, ja çfarë ka bërë këtë herë

17:06, 23/11/2017
A+ Aa A-

Angelina Jolie ka kohë që më nuk është me Brad Pittin. Por raportohet se aktorja amerikane po ia vështirëson procedurën e shkurorëzimit aktorit.

14 muaj pasi bukuroshja dorëzoi kërkesën për ndarje juridike dhe kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, Pitt raportohet se i ka ofruar Joliet një shumë parash në mënyrë, që martesa e tyre të përfundonte qetësisht.

“Brad i ka kërkuar avokatit të tij t’i japë Angie çfarëdolloj shume parash, që ajo dëshiron në mënyrë që të përfundojnë divorcin, pavarësisht se ata kanë të firmosur një certifikatë paramartesore”, ka thënë një burim i brendshëm për revistën “In Touch Ëeekly”.

Sipas burimit, Pitt dëshiron që t’i japë Joliet gjysmën e pasurisë prej 250 milionë dollarësh.

Megjithatë, Jolie nuk është e interesuar për para. “Angie ka hedhur poshtë çdo ofertë monetare”, ka shtuar burimi.

Tashmë dyshja thuhet se janë në lidhje të reja, por të cilat mbeten në suaza të thashethemeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco