Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Krimi brenda familjeve, sekretet e së kaluarës tronditin çiftin mbretëror anglez

Krimi brenda familjeve, sekretet e së kaluarës tronditin çiftin mbretëror anglez

11:07, 23/11/2017
A+ Aa A-

Pas takimit, ndonëse në mënyrë informale, me mbretëreshën, mediat raportuan kohë më parë se princi Harry dhe aktorja Meghan Markle pritet të jetojnë të dy në Londër prej muajit nëntor. E gjitha kjo dukej si një ëndërr e bukur e realizuar për dy të dashuruarit, por dalja e disa sekreteve nga e kaluara duket se ka sjell një tërmet të vërtetë, të paktën në media dhe opinionin publik, shkruan Panorama.
Me sa duket, paraardhësi i princit Harry, mbreti Henri VIII, i cili sundoi Britaninë në vitet 1509-1547, ka urdhëruar ekzekutimin e stërgjyshit të largët të Meghan, lordit Hussey, Baroni I i Sleaford.
Ekspertët thonë që lordi Hussey ishte lajmëtar diplomatik i mbretit, si dhe shambellan i vajzës së tij, princeshës Meri. Megjithatë, lordi u shpall tradhtar (nuk dihet arsyeja), dhe mbreti Henri VIII urdhëroi ekzekutimin e lordit fatkeq me prerje koke.
Megjithatë, çdo gjë do të mbretet në të kaluarën, pasi familja mbretërore e princit Harry ka bërë paqe me familjen fisnike të Meghan dhe kjo dashuri e dy të rinjve ka qenë vula e pajtimit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco