FOTO/ Bes Kallaku rikthehet në Top Channel, ja ku do ta shohim

FOTO/ Bes Kallaku rikthehet në Top Channel, ja ku do ta shohim

20:25, 22/11/2017
A+ Aa A-

Pas largimit të tij të bujshëm nga spektakli “Portokalli” ku e kishim parë prej 14 vitesh, shpërthyen hamendësimet për motivet e vërteta që e çuan Bes Kallakun të largohet nga spektakli i humorit.

Fillimisht u aludua për krisje të marrëdhënies së tij me regjisorin e “Portokalli” Altin Bashën. Çka Besi e mohoi.

Më pas u pyet nëse ka patur marrëdhënie të mira me pronaret e Top Medias. Besi në intervista të ndryshme tha se u largua nga “Portokalli” për shkak se planifikon të shfaqet me një projekt të vetin, për të cilin ende nuk ka rrëfyer diçka konkrete.

E për t’i mbyllur gojët e liga, ja tek vjen dhe lajmi që Besi, jo vetëm nuk është larguar me “sherr” nga Topi, por ai ftohet atje në emisione të rëndësishme.

Bes Kallaku do të jetë pjesë e puntates së ardhshme të së dielës të “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës. Kallaku ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga spektakli. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco