VIDEO/ S’ka asnjë dyshim! Zbulohet LIDHJA e panjohur e personazheve

VIDEO/ S’ka asnjë dyshim! Zbulohet LIDHJA e panjohur e personazheve

11:09, 22/11/2017
A+ Aa A-

S’ka vend për asnjë dyshim! I kemi patur para syve, por kërkon vëmendje, të cilën jo gjithnjë e kemi në këto ditë të ngarkuara dhe një vesh të stërvitur.

”Faxweb” ju sjell personazhet e njohur që kanë një ngjashmëri të llahtarshme. Jo në paraqitje, as në veshje por në zë.

Ata tingëllojnë thuajse identik kur i dëgjon, madje mund të ngatërrohesh lehtësisht nëse nuk i sheh se cili prej tyre po artikulon.

Tre çifte, që ngjasojnë tmerrësisht shumë por padyshim që po të kërkojmë edhe më shumë mund të ketë të tjerë të ngjashëm.

1.Artan Imami dhe Lorenc Vangjeli. Është një nga ato ngjashmëritë që kuptohet menjëherë, edhe nga veshi më pak i stërvitur.Madje kush e ka ndjekur në daljet e tij publike analistin Vangjeli, mjafton të dëgjojë aktorin Imami për të thënë ”Po! Ngjajnë dhe shumë madje!” Përveçse kanë të njëjtin zë, karakterizohen thuajse edhe nga i njëjti ritëm i të folurit.

2.Miriam Cani dhe Belina Budini. Këngëtarja Miriam Cani dhe pedagogia Belina Budini kanë një ngjashmëri të madhe, edhe pse shpesh në daljet e tyre publike flasin për subjekte të ndryshme. Këngëtarja Cani për muzikën, ndëra pedagogia Budini kryesisht për komunikimin dhe zhvillimet në vend.

Mendoni një moment të flisnin të dyja për të njëjtën gjë dhe ekzaktësisht të njëjtat fjalë. Me gjasa që do ishte shumë ngatërruese, nuk do ta gjenim dot aq lehtë se cila po ligjëron.

3.Aleksandër Gjoka dhe Renis Gjoka. Për të dy, ngjashmëria e llahtarshme ka ardhur nga genet. Renisi është nipi i këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka. Kushedi sa të ngjashëm mund të kenë qenë dy këngëtarët me gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre…Kur këndojnë ngjajnë edhe më shumë.

A i thyet dyshimet e lidhjes së tyre të pashmangshme?! Imagjinoni tani një moment që dy çiftet e para të kenë diku, dikur, një lidhje të largët familjare…/Fax

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco