VIDEO/ ‘Kësaj i thonë dasëm shqiptare’

VIDEO/ ‘Kësaj i thonë dasëm shqiptare’

18:12, 21/11/2017
A+ Aa A-

"Kësaj i thonë dasëm shqiptare", ky është titulli i këngës më të re të këngëtari të njohur të muzikës popullore, Dritan Jashari.

Kjo është një këngë shumë e bukur dasmash, e cila me shumë gjasa do të kthehet në një hit i shumë dasmave shqiptare.

Nuk kishte se si të ishte ndryshe, kur mëson se muzika dhe orkestrimi i kësaj kënge janë bërë nga mjeshtri i madh, Edmond Zhulali, ndërsa tekstin e ka shkruar Ramzan Çeka.

Dritan Jashari është një këngëtar race i muzikës popullore shqiptare dhe shumë i suksesshëm, me një arkivë të pasur ku numëron edhe shumë këngë që janë ngulitur në mendjen e dëgjuesve si  “Fluturon shqipja mbi Korab”, "Gjeta Dibër n'Amerikë", “Nuk është jeta njëmijë vjet”, “Dibra dhe Kosova”, “Ndryshe”, “Oda Dibrane”, etj.

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco