Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë

Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë

12:57, 21/11/2017
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare ka marrë propozim për martesë në skenë. Ose në shesh të burrave, siç thotë Aurela Gaçe, që do e quanim kumbarë meqë propozimi ka ndodhur pikërisht në skenën e AG Show ku ajo jep koncerte çdo fundjavë.

Eriola Cuka ka përjetuar çaste të mrekullueshme kur i dashuri, gjithashtu muzikant, Kristian Gusho është ulur në gjunjë me një kuti unaze në dorë.

Mos e humbisni kureshtjen e Aurela Gaçes që ka parë gjithçka nga afër, por nuk ishte vetëm ajo.

Skena kishte disa artistë, ndërsa pak metra më larg spektatorët ishin me dhjetëra, shkruan Revista Class.

“Ketij i them propozim une [?] [?]  live aty ne shesh te burrave( çun Vlore jo shaka). Kristian dhe Eriola , ju falenderojme per keto emocione kaq te bukura e te sinqerta qe na falët edhe ne. U plakshi bashke”, shkruan Aurela.

Ndërkaq një çast nga propozimi e ka ndarë dhe Kristiani në faqen e tij, i cili ka treguar në çdo shesh të mundshëm dashurinë për Eriolën.

“Çasti që ndryshoi gjithçka”, shkruan ai.

Ndërkohë Eriola duket e gëzuar, por dhe e befasuar. I dashuri nga Vlora e ka surprizuar! 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco