I vdes e bija, aktori shqiptar: “Portale” moj partale, Bubulina ime vdiq në dhomën e saj e n’prehnin e nanës

I vdes e bija, aktori shqiptar: “Portale” moj partale, Bubulina ime vdiq në dhomën e saj e n’prehnin e nanës

12:48, 21/11/2017
A+ Aa A-

Vajza e aktorit Çun Lajçi ka ndërruar jetë para dy ditësh, ndërsa i ati gjendej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhimbjen therëse për humbjen e Bubulinës, Lajçi e ka shprehur edhe përmes disa vargjeve të postuara në facebook.

Por, dhimbjes për humbjen e së bijës i është shtuar edhe “jehona e vdekjes virtuale”, ku portalet kanë shkruar se ajo vdiq nga mbidoza në një banesë në Prishtinë.

Çun Lajçi ka disa “vargje” edhe për këtë:

 “Portale” moj Partale
Çka ju duhen pëlqimet me dezinformata, hë mos qofshi.
Bubulina ime vdiq në dhomën e saj e n’prehnin e nanës saj, 
E ju e hudhni prej lagjës në lagje
dhe konstatoni vdekjën
përpara mjeksisë ligjore.
Ju lumtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco