Çmimet Emmy; 'Dashuri e pafund' fituese e kategorisë Seriali më i mirë

Çmimet Emmy; 'Dashuri e pafund' fituese e kategorisë Seriali më i mirë

11:23, 21/11/2017
A+ Aa A-

Seriali i mirënjohur tashmë në të gjithë botën, «Dashuri e pafund» është vlerësuar si «Seriali më i mirë» në ndarjen e çmimeve Emmy. Seriali i prodhuar nga Ay Yapim është i pari serial turk i cili vlerësohet me këtë çmim prestigjioz.
Ky çmim iu dorëzua regjisores Hilal Saral, skenaristes Burcu Görgün Topta? dhe CEO-s së kompanisë Ay Yapim, Kerem Catay në ceremoninë në New York. Seriali turk u shpall fitues ndër serialet e tjera: 30 lives, Total Dreamer dhe Old River.

[645x400 turkish drama kara sevda wins best telenovela at international emmy awards 1511248204580]

Burak Özçivit (Kemal), Neslihan Atagül (Nihan) and Kaan Urganc?o?lu (Emir) janë protagonistët që i dhanë popullaritet të gjërë këtij seriali kudo ku është transmetuar. "Dashuri e pafund" është përkthyer në disa gjuhë përfshirë këtu italisht, persisht, spanjisht dhe në gjuhën arabe. Premiera e këtij seriali u shfaq në Tetor 2015 dhe sot numëron transmetimin në më shumë se 60 shtete.

Publiku shqiptar u njoh me këtë serial falë transmetimit ekskluziv në platformën Tring e cila kujdeset gjithmonë për të sjellë më të mirën për teleshikuesit e saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco