Rikthehet pas 6 vitesh në Këngën Magjike, publiku ende e mban mend performancën e saj drithëruese

Rikthehet pas 6 vitesh në Këngën Magjike, publiku ende e mban mend performancën e saj drithëruese

15:08, 20/11/2017
A+ Aa A-

Ajo është e zonja edhe si këngëtare dhe si aktore, edhe pse këngët kanë qenë më të pakta sesa rolet. Megjithatë kënga e saj e parë në Këngën Magjike, në vitin 2011, "Jo s'e di", ende mbahet mend nga publiku.

Laura Nezha me zërin e fuqishëm dhe interpretimin e përkryer të një kënge vërtet të bukur la gjurmë te spektatorët në pjesëmarrjen e saj të parë në festival, gjashtë vite të kaluara.

Tashmë, ajo po rikthehet, aty ku pati dhe debutimin. Aktorja ka zbuluar në Instagramin e saj që do të marrë pjesë në Kënga Magjike me këngën "Je dashuri", realizuar në studion stine_records_ed.

Kënga do të prezantohet për publikun gjatë spektaklit të radhës së E diela shqiptare.

Për promovimin, Laura ka realizuar dhe një set fotosh me një fustan të ngushtë që na kujton pamjen e saj vite më parë në Kënga Magjike.

Këto 6 vite, nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim në pamjen dhe trupin e aktores, ka qenë për mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco