Mbretëresha Elizabeth II feston 70-vjetorin e martesës

Mbretëresha Elizabeth II feston 70-vjetorin e martesës

12:38, 20/11/2017
A+ Aa A-

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë dhe Duka i Edinburghut, Princi Philip, festojnë sot 70-vjetorin e martesës së tyre, me një tubim të vogël familjar.

Për këtë ditë nuk janë planifikuar ngjarje publike, megjithëse në “Westminster Abbey”, në orën 14 do të bien kambanat për nder të këtij përvjetori.

Çifti është martuar më 20 nëntor të vitit 1947, në “Westminster Abbey” të Londrës, në një ceremoni madhështore, në të cilën kanë marrë pjesë burrështetasit dhe familjet mbretërore nga e gjithë bota, e është shikuar nga një masë e madhe dhe e gëzuar e njerëzve.

Mbretëresha Elizabeth, 91-vjeçare, dhe bashkëshorti i saj Princi Philip, 96-vjeçar, do të festojnë privatisht në shtëpinë e Mbretëreshës, “Windsor Castle”, në pjesën perëndimore të Londrës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco