Mariah Carey nuk dëshiron të jetë Mbretëresha e Krishtlindjeve!

Mariah Carey nuk dëshiron të jetë Mbretëresha e Krishtlindjeve!

12:03, 20/11/2017
A+ Aa A-

Këngëtarja e famshme, Mariah Carey është çdo vit e pranishme me performancën e saj të famshme si Mbretëresha e Krishtlindjeve, por, këtë vit nuk dihet nëse do të jetë e tillë.

Carey është shprehur se ka dyshime nëse vërtetë e meriton këtë titull, pasi ajo thjeshtë është një person që i pëlqen Krishtlindjet.

“Unë thjesht nuk mendoj se e meritoj. Unë jam vetëm një person që i pëlqen Krishtlindjet që ndodhi të shkruaj edhe këngë për këtë” ka thënë këngëtarja.

Ajo gjithashtu tha se e do këtë festë sepse nëna e saj gjithmonë e ka festuar, edhe në kohën kur ata nuk kanë pasur kushte të mira financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco