Era Istrefi pjesë e përmbledhjes ‘Ultra 2018’

Era Istrefi pjesë e përmbledhjes ‘Ultra 2018’

09:58, 20/11/2017

Ultra Music e ka publikuar përmbledhjen vjetore të këngëve, ‘Ultra 2018’.

Përmbledhja e këtij viti përmban 15 këngë të këtij ‘labeli’, të cilat kanë qenë më të suksesshme në 12 muajt e kaluar.

Pjesë e kësaj liste janë këngë të cilat kanë qenë edhe hite në vende të ndryshme të botës gjatë vitit që po lëmë pas.

Njëherësh në këtë listë bëjnë pjesë zhanre të ndryshme muzikore, të cilat janë pëlqyer nga fansat e muzikës.

Aty nuk mungon edhe këngëtarja shqiptare që po ndërton famë botërore, Era Istrefi, njofton Dubiks.

Në përmbledhjen ‘Ultra 2018’ është përfshirë bashkëpunimi i këngëtares nga Prishtina me French Montanan, “No I Love Yous”.

Më poshtë është lista e këngëve ‘Ultra 2018’:

Kygo – Stargazing (feat. Justin Jesso)
Sofi Tukker – Best Friend (feat. NERVO, The Knocks & Alisa Ueno)
Martin Jensen – Solo Dance
Steve Aoki – Night Call feat. Lil Yachty & Migos
Era Istrefi – No I Love Yous (feat. French Montana)
DVBBS & Jasmine Thompson – Know Love
Deorro – Andele
Flosstradamus – Came Up (feat. Post Malone & Key!)
Benny Benassi x Lush & Simon – We Light Forever Up (feat. Frederick)
Italobrothers – Summer Air
Lost Frequencies and Netsky – Here With You
Vera – Falling (feat. Okay Kaya)
Filous – For Love (feat. Klei)
Chelsea Cutler – You Make Me
Klingande – Pumped Up

/Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment