Modelja shqiptare pranon lidhjen e dashurisë: Jam në qiellin e shtatë

Modelja shqiptare pranon lidhjen e dashurisë: Jam në qiellin e shtatë

08:51, 20/11/2017
A+ Aa A-

Me gjithë kujdesin e vazhdueshëm për ta ruajtur jashtë vëmendjes jetën private, edhe për modelen e njohur shqiptare është mësuar diçka e re. Kristina Bakiu, bukuroshja që është bërë pjesë së fundit edhe e spektaklit të kërcimit “Dance with me” po jeton një dashuri dhe është shumë e lumtur.

Fituesja e kurorës së ‘Miss Universe Albania 2013’ dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Miss World 2015’ ka pranuar për “Thumb” se ka ndryshime në jetën private. Modelja pranoi se është dikush që ia ka vjedhur zemrën: “Po, ma ka vjedhur zemrën. Jam shumë e lumtur, ai më plotëson. Jam në qiellin e shtatë”, – thotë Kristina.

Po cili është personi që ia ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare? “Është shqiptar”, - tregon Kristina dhe me kaq mjafton. Për momentin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco