FOTO/ Prezantuesen Viol Xhafaj e përndjek dikush! Ajo nuk duron dot më dhe i 'vërsulet'...

FOTO/ Prezantuesen Viol Xhafaj e përndjek dikush! Ajo nuk duron dot më dhe i 'vërsulet'...

18:47, 19/11/2017
A+ Aa A-

Gazetaren shqiptare e përndjekin! Ajo nuk duron dhe...

Gazetarja Viol Xhafaj duket se gjatë ditës së sotme është frikësuar pasi ka marrë më ambientet e televizionit ku punon një letër nga një grua që mesa duket e përndjek atë si dhe të afërm të saj.

Xhafaj ka publikuar në rrjete sociale letrën e shkruar me shkrim dore dhe gjithashtu edhe reagimin e saj për situatën.

"E kam shume te veshtire te kuptoj sa psikopat mund te jesh, te marresh mundimin te besh nje carcaf me shkrim dore, ta nisesh me poste, t’iu kerkosh njerezve, qe i ke pare vetem ne tv, llogari per jeten e tyre personale, ti ndjekesh si maniak ne cdo edicion lajmesh a emision, e te mbash mend me date-muaj-vit cfare deklaratash kane bere, ti vesh re detaje (qe as une nuk e paskam vene re) te tipit: ku e ke varesen qe mbaje ne qafe, ku e ke makinen qe ke pas...cfare pune e levizjesh bejne njerezit e tu te afert, ku jetojne etj etj......une nuk e di, sma percepton e perpunon dot fare truri.

Pls kush e njeh zonjen, ta keshilloj te pije ilacet, se me prishi diten e me futi friken per sa e ekspozuar qenkam nga keta lloj njerezish!,” - përfundon Xhafaj. Gazetarja nuk është rasti i parë, e cila ka patur përndjekje të tilla duke kujtuar moderatoren Luana Vjollca apo edhe moderatorja Rudina Magjistari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco