VIDEO/ Kërkoi një kandidat me 100 mijë euro, por në fund 60-vjeçarja nuk e pranon propozimin e tij

VIDEO/ Kërkoi një kandidat me 100 mijë euro, por në fund 60-vjeçarja nuk e pranon propozimin e tij

17:22, 19/11/2017
A+ Aa A-

Rovena ishte sot në “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” për të falënderuar të ëmën, e cila, megjithëse në fillim nuk e kishte mbështetur divorcin e saj nga bashkëshorti, më pas, kundër të gjithëve, zgjodhi të qëndronte në krah të së bijës.

Rovena, ende shumë e re në moshë, vendosi të lidhte jetën e saj në martesë me një njeri që ia zgjodhi familja. Ndonëse pa dëshirë, ajo mori vendimin që të martohej dhe të përpiqej të ishte e lumtur me njeriun që të tjerët ia kishin zgjedhur. Por me gjithë sakrificat, mundimet, brengat, asgjë nuk mund të anashkalonte divorcin. Dhuna në familje dhe problemet e vazhdueshme me të cilat ajo u përball, brenda dhe jashtë Shqipërisë çuan deri në ndarje.

Image

Por edhe pas saj nuk ishte e thënë të ishte e qetë. Dy djemtë e ardhur nga martesa, ishin për një periudhë kohe të pastabilizuar. Rovena tregon se ish-bashkëshorti i saj tentoi që edhe fëmijët t’ia merrte.

Pasi mori vendimin për ta zgjidhur martesën, kur pa se asgjë nuk mund ta mbante gjallë, Rovena i rrëfeu edhe së ëmës, zonjës Bukurie, por ajo nuk e mbështeti vendimin e saj. Lufta vijoi edhe për disa kohë, derisa Rovena e vuri të ëmën përballë dy zgjedhjeve: “Ose dëgjo dhe mbaj njerëzit, ose mua”, – i pati thënë ajo pasi e kishte vendosur se atë martesë nuk do ta vazhdonte më. E ëma, natyrisht, zgjodhi të bijën dhe për këtë Rovena ishte shumë e lumtur.

Image

Por tani që e bija ka krijuar një jetë të re me një partner të ri në Gjermani së bashku me dy djemtë e saj, e ëma ka mbetur vetëm. Rovenës dhe motrave të saj, zonja Bukurie u kishte thënë se nëse do t’i dilte ndonjë kandidat me 100 mijë euro, edhe mund të pranonte të martohej në këtë moshë. Por shakanë e saj, fëmijët, në bashkëpunim me “E diela shqiptare”, vendosën ta bëjnë konkrete duke sjellë në studio një “kandidat ideal” që, me gjasë, kishte 100 mijë euro dhe do t’i propozonte zonjë bukurie martesë.

Pasi Kujtimi erdhi në studio me valixhen në dorë, e ngacmoi Bukurien edhe me disa detaje nga rinia e saj duke i lënë të kuptojë se kishte vite që e kishte studiuar e vëzhguar. Por Bukuria nuk pranoi, madje nuk donte të dëgjonte as mesazhin e tij: “Mos të flasë fare, se nuk dua ta dëgjoj” – tha ajo kur pa Kujtimin nga ana tjetër e ekranit, por pasi ai hapi valixhen me para, ajo qeshi, ndonëse nuk hoqi dorë nga refuzimi.

Kur pas pak minutave iu shfaq edhe e bija, Bukuria shtangu, por sërish nuk e pranoi propozimin. Ajo tha se asnjë pasuri për të nuk vlente para fëmijëve të saj. Pasi Arditi i tha se e gjithë kjo kishte qenë një lojë për të, Rovena iu drejtua së ëmës me mesazhin e vërtetë: atë të falënderimit dhe mirënjohjes për gjithçka kishte bërë për të dhe fëmijët e saj./Class/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco