Quaje veten grua e rritur nëse s’të ‘plas’ më për këto 15 gjëra

Quaje veten grua e rritur nëse s’të ‘plas’ më për këto 15 gjëra

15:15, 19/11/2017
A+ Aa A-

Arti i rritjes është në fakt, të mësosh të jesh indiferente për shumë gjëra të cilat më parë ndikonin dhe madje mund të kenë qenë prioritet në jetën tënde. Cilat?

Praktikisht gjithçka mund të kesh vrarë mendjen kohëve të fundit.

S’të plas më për ish-in tënd

Kjo është më e vështira. Por nëse arrin të shkëputesh emocionalisht nga dikush që nuk e ke fizikisht, mund të thuash me plot gojën se i ke ndjenjat e tua në dorë.

S’të plas më për modën

Mund të vishesh kur ta do puna apo rasti, por një bluzë 5 mijë-lekëshe nuk të bën më të ndihesh më pak e mirë se një bluzë 60 mijë-lekëshe.

S’të plas më për të qenit “sa më femërore të jetë e mundur”

Ti mund të dukesh shumë “femërore”, por s’e ndjen nevojën e të qenit përherë “me klas, e kuruar dhe elegante”. S’jemi më në 1700-ën.

S’të plas më për gabimet

Mëson të falësh veten, por kjo s’do të thotë se përsërit të njëjtat gabime. Gabimeve u merr mësimin, jo pasojat. Gjithçka kthehet në: prish-rregullo-vazhdo.

S’të plas më për kunjat e shoqes

Çdokush meriton ta lësh në vendin e vet dhe shoqja jote kunja-xheshë s’e zgjat gjuhën më shumë se ç’e lejon ti. Jo se do të të interesonte edhe sikur t’u fliste të gjithëve keq për ty, gjithsesi. S’të hyn në punë fare se ç’bëjnë e ç’thonë të tjerët.

S’të plas më t’u përshtatesh të tjerëve

Në shkollë të mesme të duket se duhet të bëhesh si ata, që të rrish me ta. Pastaj kupton se të rrish me ta s’ka kurrfarë vlere për ty, përveçse të bën të ndihesh se nuk je më vetja. Me kalimin e kohës e njeh veten më mirë dhe mëson ta pranosh pa qenë e nevojshme të ndryshosh për të tjerët.

S’të plas më për gjëra që s’i ke në dorë

S’mund të kontrollosh gjithçka; ta kuptosh këtë është çelësi për të kanalizuar energjitë aty ku duhet, tek gjëra që i ke në dorë t’i ndryshosh. Kur je akoma adoleshente, ke prirjen t’ia vësh fajin vetes për gjithçka ndodh rreth teje. Më vonë, kupton se ca gjëra thjesht s’mund të bësh asgjë për t’i rregulluar.

S’të plas më për statusin

Nuk mundohesh më të tregosh se ke çantën më të shtrenjtë apo këpucët më të fundit. Për ty statusi nuk është më ajo çfarë duket, por ajo çfarë është në të vërtetë.

S’të plas më për marrëdhënie të sëmura

Qoftë me një shoqe, qoftë me një të dashur, s’do të kesh më të bësh më me askënd që të lodh gjatë kohës kur je me apo pa të. Njerëzit rrotull teje janë vetëm ata që të lejojnë të jesh vetja dhe respektojnë limitet e tua.

S’të plas më për imazhin tënd

Veçanërisht në të 20-at, priresh të mendosh se për të qenë pjesë e një shoqërie, duhet të kesh diçka specifike që të të përfaqësojë. Kur rritesh, thjesht je ai që je pa u munduar ta futësh veten në një kategori.

S’të plas më fare se çfarë mendojnë të tjerët për ty

Ti e ke të qartë se kush je dhe përse është më mirë kështu se në çdo mënyrë tjetër.

S’të plas më që të kesh të drejtë gjatë gjithë kohës

Njerëzit gabojnë, njerëzit ndryshojnë, ti je njeri, ke gabuar dhe do të ndryshosh mendim. Ç’të keqe ka?

S’të plas më se je single

Më mirë vetëm, se me dikë që nuk është ashtu siç do të doje. Duke u rritur e njeh mirë veten; kështu duhet të të njohë dhe të të pranojë edhe tjetri, pa kurrfarë shtirjeje.

S’të plas më si dukesh kur je në krevat

Ti mund t’i marrësh frerët në dorë dhe e bën sa herë të duket eksituese.

S’të plas më sa i shijshëm është një ushqim apo sa përton të shkosh tek mjeku

Më e rëndësishme është të jesh e shëndetshme dhe të ndihesh mirë me veten. Ushqimet që dikur s’i honepsje dot janë pjesë e dietës së përditshme sepse janë të shëndetshme. Shëndeti s’lihet më pas dore: nëse ndien se të kruajnë hundët pi një çaj dhe nëse kjo s’të bën më mirë, shkon tek mjeku. Të rritesh do të thotë ta shikosh veten si një të pavarur: tani askush tjetër nuk mund të kujdeset për ty.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco