Elgiti nuk e shoqëron në çmimet 'Kult': Ja çfarë thotë Klea

Elgiti nuk e shoqëron në çmimet 'Kult': Ja çfarë thotë Klea

09:21, 19/11/2017
A+ Aa A-

Një foto e tyre bashkë, teksa po drekonin në një nga restorantet në jug të vendit, zbuloi se Klea dhe Elgiti ishin bashkë.

Ndonëse gjatë verës, u përfol shumë për lidhjen e tyre, nuk arritëm të merrnim asnjë përgjigje përfundimtare nga asnjëri, madje herë pas herë jemi ndeshur edhe me deklarata kontradiktore. 

E megjithatë, pasi na “lodhën” pakëz, Klea dhe Elgiti e konfirmuan vetë lidhjen e tyre nëpërmjet një fotoje në Instagram, e postuar në të njëtën kohë nga të dy e që nuk kishte më shumë nevojë për koment. 

Tani ata nuk fshihen më. E ftuar në “Çmimet Kult”, teksa të gjithë prisnin që aktorja të ishte e shoqëruar nga kantautori, Klea eci e vetme në tapetin e kuq. Për mikrofonin e “Jo vetëm Modë” , bukuroshja ka rrëfyer se e kishin planifikuar të shkonin bashkë, por Elgiti nuk ka mundur pasi ka pasur shumë punë në studion e tij për t’u përgatitur për “Kënga Magjike”.

“Do vinim bashkë, po kishte shumë punë në studion e tij për t’u përgatitur për “Këngën Magjike”, u shpreh Klea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco