VIDEO/ Kastro Zizo shpërthen me të bërtitura kundër Festivalit të RTSH-së: Janë pazarxhinj

VIDEO/ Kastro Zizo shpërthen me të bërtitura kundër Festivalit të RTSH-së: Janë pazarxhinj

23:06, 17/11/2017
A+ Aa A-

Këngëtari Katro Zizo njihet për karakterin e tij karizmatik dhe shpërthyes në skenë.

Ai reagon shpesh lidhur me ngjarjet e ndryshme që ndodhin në estradë, dhe një nga to është edhe ajo e përjashtimit të tij nga festivali i RTSH-së.

Image

Kastro ka konkurruar këtë vit për të qenë pjesë e festivalit të fundvitit, ndërsa kënga e tij nuk është pranuar në listën e garuesve.

Image

I ftuar në Top Show, këngëtari mes të bërtiturash ka kritikuar rëndë faktin që ky festival nuk e pranoi këngën e tij, dhe nuk ka hezituar t’i quajë organizatorët e tij “pazarëxhinj”.

“Këta janë mësuar me klisherat aty! Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, ka thënë ndër të tjerash Kastro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco