Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

FOTO/ Serena Williams martohet me bosin e ‘Reddit’, fton yjet e njohura në dasmë

FOTO/ Serena Williams martohet me bosin e ‘Reddit’, fton yjet e njohura në dasmë

19:12, 17/11/2017
A+ Aa A-

Tenistja Serena Williams ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Alexis Ohanian.

Serena Williams, 36 vjeç dhe bashkëshorti i saj Alexis Ohanian, 34 vjeç, janë martuar pas njoftimit që kishin bërë për lidhjen në dhjetor 2016, shkruan People.

Ceremonia e martesës vjen 11 javë pasi kishte ardhur në jetë vajza e tyre, Alexis Olympia Ohanian Jr., më 1 shtator.

Ohanian, bashkëthemelues i “Reddit” dhe Williams, një nga yjet më të mëdhenj të tenisit në planet, u martuan në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në New Orleans para një numri të madh të ftuarve.

Të pranishëm në dasmën e çiftit ishin edhe Beyonce, Kim Kardashian, Eva Longoria dhe burri i saj José Bastón, Caroline Wozniacki dhe David Lee.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco