FOTO/ Vdes këngëtarja e njohur shqiptare

FOTO/ Vdes këngëtarja e njohur shqiptare

16:37, 17/11/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në artin shqiptar.

Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndëruar jetë njëra ndër këngëtaret më të njohura të muzikës folklorike dhe popullore në rajonin e Pollogut, Hanife Sejfullah – Reçani.

Kush ishte Hanife Sejfullah – Reçani?

Të shumtë janë personalitetet, artitsët, poetët etj që në fushat e tyre të aktivitetit dhe në vendet ku dallgët e jetës i kanë hedhur, kanë bërë emër, por askush prej tyre nuk e kanë mohuar origjinën e tij dhe vendin nga i kanë rrënjët. Shumë kush, veçanërisht breznitë e viteve 60-të dhe 70-të kanë dëgjuar për këngëtaren e madhe të këngës popullore shqiptare të atyre viteve, Hanife Sejfulla Reçani.

Hanifja, talentin dhe zërin e saj prej këngëtareje do ta zbulon, pa i mbushur akoma 12 vjeç-ku mësuesit e saj do ta përkrahnin atë për tu bërë një këngëtare e vërtet.

Disa nga këngët e saj të njohura ishin: “Bien tri dairet”, “Prej Tetove në Gostivar”, “Moj fusha e Korabit”, ” I hipa vaporit”, “Kënga e çobanit”, “Kënga e bilbilit” etj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco