Stallone mohon akuzat për sulm seksual

Stallone mohon akuzat për sulm seksual

14:06, 17/11/2017
A+ Aa A-

Sylvester Stallone ka mohuar kategorikisht akuzat për sulm seksual ndaj një 16 vjeçare në vitin 1986.

Këto pretendime janë të bazuara në një raport policor ku viktima ka thënë që Stallone, atëkohë 40 vjeçar, e kishte ftuar atë në dhomën e hotelin ku edhe kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Më pas ajo ishte detyruar të performoj seks oral me Stallone dhe truprojën e tij, përderisa aktori e kishte kërcënuar që “do t’ia thyente kokën” në qofte se do i tregonte ndokujt.

Zëdhënësi i Stallone ka thënë që këto nuk janë asgjë më shumë se sa shpifje qesharake dhe se aktori nuk është kontaktuar nga autoritetet në asnjë moment lidhur me këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco