Rrëfehet Tuna: Lindja normale më dështoi, e vuajta frustrimin e lindjes cezariane

Rrëfehet Tuna: Lindja normale më dështoi, e vuajta frustrimin e lindjes cezariane

08:08, 17/11/2017
A+ Aa A-

Për herë të parë foli për procesin e lindjes së Tianit.

Këngëtarja Tuna Sejdi në Instagram ka publikuar një fotografi të realizuara me djalin e saj, të cilat janë të veçanta për një shkak, shkruan lajmi.net.

Për herë të parë, Tuna ka treguar se Tianin në jetë e solli përmes lindjes cezariane, edhe pse e kishte planifikuar lindjen normale, që do ta xhironte me kamerë që të mbetej si një dokument i ëmbël për të.

Duke qenë se fotot i bëri në qumësht “Milk Bath Session”, Tuna ka një këshillë për gjithë nënat që ta praktikojnë një gjë të tillë. 

Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen jam e bindur qe shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi “plani i lindjes”. Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane, strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi, per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time (Daaah ofc I would do that), hypno - birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj! Kishim pergatitur gjithqka per nje moment si ky - Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve me provokime ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës dhe perfundova me lindje Cezariane emergjente. Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur. Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha. Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare... Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie (me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese) - andaj vendosa ta mbaj 'ekskluzivitet’ timin dhe te flas me foto dhe pak fjale. Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do t’a perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar... Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille (une isha kembengulese & me fat dhe ia dola). Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane... Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene. Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite. Cheers to that!????

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco