Kënga e Kastro Zizos nuk pranohet në festivalin e RTSH. Lajmi bën xhiron e rrjetit, reagon këngëtari

Kënga e Kastro Zizos nuk pranohet në festivalin e RTSH. Lajmi bën xhiron e rrjetit, reagon këngëtari

17:05, 14/11/2017
A+ Aa A-

Lajmi që po bën xhiron e rrjetit në këto moment është ai i “përjashtimit” të të një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të njohur në vend, Kastro Zizos, nga festivali i RTSH-së.

Kanë qenë pikërisht organizatorët e këtij festivali, ata që kanë vendosur të mos pranojnë këngën e Kastros në festival, shkruan Syri.net.

Lajmi është përhapur menjëherë dhe ka patur edhe reagime të shumta, disa prej të cilëve i kanë shprehur keqardhjen e tyre këngëtarit. Ka patur edhe nga ata që duket se e kanë konsideruar këtë vendim të organizatorëve si politik.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagim i Kastro Zizos, i cili në mënyrë kategorike kërkon që ky vendim të mos përdoret në asnjë mënyrë politikisht.

“Pas shume mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit te kenges sime ne festivalin e RTSH nuk duhet perdorur ne asnje menyre politikisht”, shprehet Katro Zizo në reagimin e tij në profilin personal të tij në rrjetet sociale. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco