Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Producenti maniak në Hollywood, ngacmoi edhe ish të fejuarën e shokut të ngushtë

Producenti maniak në Hollywood, ngacmoi edhe ish të fejuarën e shokut të ngushtë

20:29, 21/10/2017
A+ Aa A-

Vazhdon të zgjerohet edhe më tej skandali seksual i producenetit Weinstein në Hollyood.

Në një intervistë për “New York Times”, regjisori Quentin Tarantino reagon mbi skandalin që ka përfshirë producentin Harvey Weinstein dhe pranon se informacionet që kishte në dispozicion ishin më shumë se një thashethem normal. “Nëse do të bëja atë që duhej nuk do të kisha punuar më me të”, ishin fjalët e Tarantinos.

Ai shpjegon se edhe e ish e fejuara e tij, Mira Sorvino i kishte treguar për avancime të tepruara nga ana Weinstein.

Një histori të ngjashme, regjisori i famshëm e kishte dëgjuar edhe nga një aktore tjetër disa vite më parë. E megjithatë, kjo nuk e pengoi vazhdimin e bashkëpunimit me Weinstein, duke prodhuar me të një film pas tjetrit.

Por Tarantino është penduar tani. “I minimizova incidentet. Jam i vetëdijshëm se çfarëdo të them tani ngjan si një justifikim”, shton ai duke pranuar se nuk është në gjendje të shpjegojë arsyen e veprimeve të Weinstein. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco