James Packer flet për herë të parë për ndarjen nga Mariah Carey

James Packer flet për herë të parë për ndarjen nga Mariah Carey

14:54, 21/10/2017
A+ Aa A-

James Packer ka folur për herë të parë për ndarjen nga Mariah Carey, duke thënë se romanca dhe fejesa e tyre e shkurtër ishte një gabim.

Në një intervistë të dhënë për “The Australian”, Packer ka zbuluar jetën e tij të vetmur që pas ndarjes me Mariah në tetor 2016 pas 18 muajsh lidhje.

Ai ka treguar se në kohën që takoi këngëtarën po kalonte një periudhë të keqe në jetën e tij, me borxhe të shumta dhe me dëshirën për të qënë pranë fëmijëve të tij me bashkëshorten e dytë, Erica.

“Isha në një periudhë të keqe të jetës sime personale. Duke u munduar të bëja negociata me motrën time që zgjati më shumë seç kisha menduar. Ajo ishte e sjellshme, argëtuese dhe energjike. Mariah është një femër e fortë, është shumë e zgjuar. Por fejesa ishte një gabim për atë dhe një gabim për mua”.

Duke hedhur poshte thashethemet se ndarja e tij me Carey erdhi si pasojë e mospëlqimi të stilit të jetës në Hollywood, Packer ak thënë se ai ishte i interesuar të kthehej në Amerikën Veriore për të qënë pranë fëmijëve të tij me bashkëshorten e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco