Aktorja e njohur turke nis një lidhje të re me shokun e ish të dashurit

Aktorja e njohur turke nis një lidhje të re me shokun e ish të dashurit

14:37, 21/10/2017
A+ Aa A-

Serialet turke janë shumë të ndjekura në Shqipëri dhe sigurisht jeta e aktorëve, ajo përtej shesh xhirimit, ngjall shumë kureshtje.

Së fundmi një lajm na vjen nga aktorja 23-vjeçare, Hande Erçel e njohur si “Hajat” e serialit “Jetë, dashuria nuk do fjalë” (“Ask Laftan Anlamaz”).  Mësohet se Erçel pas ndarjes me ish- të dashurin e saj Mert Daymaz, ka nisur një histori të re dashurie me shokun e tij të ngushtë, Mehmet Dinçerler.

Gjatë një prononcimi, 23-vjeçarja është shprehur se janë shumë të lumtur së bashku. Ajo gjithashtu ka pushuar edhe të gjithë zërat që janë shprehur se ata nuk kanë dalë publikisht për shkak të historisë që lidhja e tyre mbart.

“Jemi shumë të lumtur. Marrëdhënia jonë po na shkon shumë mbarë. Jemi shumë të zënë me punë, por së shpejti do të na shikoni edhe bashkë”.

Hande Erçel i dha fund lidhjes së saj dy vjeçare me aktorin turk Ekin Mert Daymaz në muajin shkurt, e ndërsa partneri i ri është jashtë botës së kinematografisë. Mehmet Dinçerler është një nga emrat më të spikatur të botës së biznesit në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco