Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Anita: Nëna më bërtiste në fillim për lidhjen me Ramushin

Anita: Nëna më bërtiste në fillim për lidhjen me Ramushin

07:46, 21/10/2017
A+ Aa A-

Spikerja e njohur e lajmeve Anita Haradinaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.

Ajo ka shtjelluar atje programin e kauzës sensibilizuese “Dardani je vesh me diell”, organizatorja e së cilës Albana Osmani e solli pak ditë më parë edhe në Kosovë.

[Një luledielli 'ndriçoi' Prishtinën, Haradinaj dhe Albana Osmani hapën fushatën sensibilizuese "Dardani je vesh me diell" (Foto)] Një luledielli 'ndriçoi' Prishtinën, Haradinaj dhe Albana Osmani hapën fushatën sensibilizuese "Dardani je vesh me diell" (Foto)

Anita, njëherit është edhe ambasadore e kësaj fushate sensibilizuese për në Kosovë.

E njëjta ka treguar edhe një rrëfim shumë interesant rreth jetës dhe karrierës së saj në përgjithësi.

["Të vishemi me lulediell" për të ndihmuar fëmijët që vuajnë dhe shërimin ta gjejnë në vendin e Dardanëve] "Të vishemi me lulediell" për të ndihmuar fëmijët që vuajnë dhe shërimin ta gjejnë në vendin e Dardanëve

E pyetur nga moderatori Alban Dudushi se pse zgjodhi Ramushin, ajo u përgjigj duke thënë se kryeministri aktual i Kosovës, e bëri në atë kohë për vete dhe e dashuronte shumë.

Në vazhdimin e rrëfimit, Anita ceku se lidhjen me Ramushin ia kishte rrëfyer fillimisht nënës së saj, e cila nuk e kishte pritur mirë dhe e kishte qortuar atë me arsyen se po lidhej me një figurë publike.

Por, më pas gjithçka kishte përfunduar mirë, kur Haradinaj ishte takuar me prindërit e Anitës dhe kishte shprehur dëshirën për dorën e vajzës së tyre.

Videoja më poshtë sjell rrëfimin e plotë të saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco