'Më çuan në Itali për të më zhdukur..., më kanë rrahur sa unë e di' - Historia e transgjinorit nga Vlora

'Më çuan në Itali për të më zhdukur..., më kanë rrahur sa unë e di' - Historia e transgjinorit nga Vlora

22:36, 20/10/2017
A+ Aa A-

Në një moshë tashmë 30 vjeç, Endri, transgjinori që kërkon të bëhet një femër, kjo në bazë të prirjeve seksuale ka rrëfyer adoleshencën e vështirë që ka kaluar dhe mos pranimin sot e kësaj dite nga familja.

Në “Zonë e Lirë” Endra siç pëlqen që ta thërrasin, rrëfen se është keqtrajtuar nga vlonjatët sa herë që e shikonin në rrugë, ku kjo është bërë shkak edhe për mbylljen e parukerisë risë që kishte hapur në qytetin jugor dhe punonte në fshehtësi të plotë.

“Që në fëmijëri unë ndihesha femër, më pëlqente të luaja dhe të rrija me motrën dhe shoqet e saj...më pas në adoleshencë prindërit me zhduken më çuan në Itali te vëllai duke thëne e duhet ta ndalojmë këtë fenomen që po lulëzonte, pra mua’. Unë nisa të lyhesha e të mbaja pirsing...në Itali qëndrova te vëllai, por u ktheva për kërkesës së babait sepse nëna ime ishte e sëmurë rëndë. Ata nuk më donin ashtu siç isha”, thotë transigjinor.

Historinë e vazhdon duke treguar edhe keqtrajtimet e shumta rrahjen me shkop nga vlonjatët, për të cilët thotë se e kanë nga fakti i mentaliteti të vështirë për të pranuar një djalë që sillet si mashkull./Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco