Fjorentina e Big Brother 9 flet për herë të parë pa doreza! ‘Unë dhe Olsi...’

Fjorentina e Big Brother 9 flet për herë të parë pa doreza! ‘Unë dhe Olsi...’

20:09, 19/10/2017

'Një prej çifteve më luftarake të edicionit të fundit të Big Brother, Olsi dhe Fjorentina, e kanë vazhduar lidhjen e krijuar në shtëpi edhe për pak kohë pas daljes nga ajo.

Por nuk ishte e thënë të vazhdonte për më gjatë dhe arsyet e ndarjes janë komentuar shpesh në media e portale. Megjithëse tani kanë mbetur vetëm thjesht miq të mirë, Fjorentina dhe Olsi nuk janë më bashkë.

Ky tashmë është një lajm i konfirmuar pasditen e sotme nga vetë grimierja më e re e Top Medias. E ftuar sot në “Pasdite në Top Channel”, Fjorentina pranoi se lidhja me Olsin ka marrë fund dhe tashmë ata janë vetëm miq që gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

E pyetur për praninë e Olsit në ditëlindjen e saj pak pas ndarjes, ajo tha se këtë Olsi e bëri për respekt të saj dhe të atyre muajve që ata ishin me njëri-tjetrin

Pas fotos në të cilën dukej Olsi duke i sjellë tortën e ditëlindjes Fjorentinës, të gjithë menduan se mes tyre mund të kishte qenë vetëm një krisje dhe lidhja do të vazhdonte, por në fakt nuk ishte kështu: “Kushdo që mund ta ketë parë atë foto, e ka parë edhe postimin.

Të paktën te Olsi është shkruar që mes nesh mbetet respekti”, – tha Fjori duke nënkuptuar se as në këtë rast nuk kishte vend për dyshime. Gjithashtu, Fjorentina shtoi se Olsi, sa herë do të ketë nevojë, “ka gjithmonë një njeri ku të mbështetet” duke treguar mbështetjen e saj për ish të dashurin.

Edhe kur të ketë ditëlindjen Olsi, Fjorentina do të bëjë të njëjtën gjë si ai, nënvizoi ajo. Ndërsa lajmet që thuhen e shkruhen në media e portale Fjori tha se nuk i lexon fare, sepse ka kuptuar që me to abuzohet shpesh.

Aktualisht, Fjorentina punon si grimiere në Top Media, aty ku shpesh takon nga afër edhe shumë personazhe të njohur. Megjithatë, ajo vijon të ruajë marrëdhënie të mira edhe me disa nga miqtë e Big Brother, si p.sh. me Xhenin, shkruan revista Class.

Por nëse ka ndonjë nga ish-banorët të cilit nuk do t’i fliste as në rrugë, ajo e ka një emër: “Unë jam e drejtpërdrejtë. Kushdo që mund ta shikojë këtë, mos t’i mbesë hatri. Lupçes nuk do t’i flisja kurrë. Jam e zhgënjyer nga ai”, – tha Fjori duke nënvizuar se nuk do të ndodhte e njëjta gjë me partneren e tij, Katerinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment