Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Zbulohet më në fund e dashura e re e këngëtarit të njohur shqiptar, ja kush është ajo...!

FOTO/ Zbulohet më në fund e dashura e re e këngëtarit të njohur shqiptar, ja kush është ajo...!

19:58, 19/10/2017
A+ Aa A-

Në një intervistë të fundit për “Thumb”, Klajdi Haruni, këngëtari i njohur i Threedots, nuk dha asnjë informacion për jetën private, madje u mjaftua me lajmin se në grupin Threedots Dj Vicky është bërë baba dhe, për momentin, ai është i vetmi zyrtarisht i martuar i grupit.

Edhe për Brunon, lajmet se ka qenë në një lidhje me aktoren nga Kosova Arta Nitaj, kanë vijuar gjatë muajve të verës, por në një intervistë të fundit për Prive, edhe ai pranoi se i ka dhënë fund lidhjes dhe se është single.

Por për Klajdin, dyshimet se, në fakt, është duke jetuar një dashuri, janë vërtetuar. Të paktën nga disa foto që janë postuar sot nga Lajmi.net, ku këngëtari ka pozuar me një vajzë brune, e cila mendohet se është e dashura e tij.

Po sipas Lajmit.net, Klajdi, prej kohësh është i lidhur me një bukuroshe e cila quhet Maria. Edhe pse këngëtari ka qenë gjithmonë i fokusuar te muzika dhe projektet e tij të reja, ndoshta mund të mësojmë shumë shpejt se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco