Kastro Zizo i jep një ‘goditje’ Rudina Magjistarit: Më vjen keq, por...

Kastro Zizo i jep një ‘goditje’ Rudina Magjistarit: Më vjen keq, por...

19:12, 19/10/2017
A+ Aa A-

Nëse është fjala për Kastro Zizon, të gjithë e dimë që nuk i njeh dorezat, edhe në rast se bëhet fjalë për të kritikuar hapur qoftë edhe miqtë e tij.

I ftuar pasditen e sotme në Pop Culture, Kastro ka ndarë me publikun projektet e tij të reja në muzikë, punën prej disa sezonesh në Digitalb, por gjithashtu ka shprehur hapur edhe mendimin e tij për gjendjen e mediave e portaleve shqiptare.

Pasi u përball me një sërë pyetjesh pikante që lexonte në fisha, Kastro nuk pranoi t’i përgjigjej njërës prej tyre.

Arsyeja, tha ai, sepse nuk donte të bënte lajme për portalet. Me këtë rast, ai solli shembull Rudina Magjistarin, në programin e së cilës qëllimi kryesor, sipas tij, është të prodhojë lajme për portalet: “Nuk jemi te Rudina Magjistari, ku nxirret vibratori që në orën 5 e një çerek…

Më vjen keq që e them, por atë e shikon edhe im bir dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, – tha Kastro.

Duke sqaruar se nuk ka asgjë me Rudinën, sepse e ka mikeshë të vjetër, Kastro nënvizoi se qëllimi i atij programi është vetëm të prodhojë lajme për portalet dhe Rudina për këtë duhet të bëjë kompromise: “Më vjen keq që ka arritur deri këtu, të bëjë emisione vetëm për të nxjerrë lajme në portale dhe portalet vijnë erë kë….”  - tha ai./Class/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco