FOTO/ Arbana Osmani pas 19 vitesh në Maqellarë, për të bërë babanë e saj të lumtur

FOTO/ Arbana Osmani pas 19 vitesh në Maqellarë, për të bërë babanë e saj të lumtur

23:33, 17/10/2017
A+ Aa A-

Së shpejti në Top Channel do të nisë sezoni i dytë e programit “Dua të të bëj të lumtur” i drejtuar nga moderatorja Arbana Osmani.

Edhe këtë herë ajo ka udhëtuar në vende të Shqipërisë dhe të botës për ti bërë njerëzit më të lumtur përmes surprizave.  Por mesa duket këtë herë Arbana ka vendosur të bëjë të lumtur një nga personat më të dashur për të, të atit.

Arbana ka bërë të lumtur babanë e saj, me një gjest fare të thjeshtë, duke u kthyer në vendlindjen e tij. “Rikthim në Maqellarë për herë të parë pas 19 viteve për të bërë babanë tim të lumtur”, shkruan prezantuesja e “Top Channel” ndanë një prej pozave të saj më të bukura. Dhe po, ata duken, janë të lumtur!

Image

Në këtë foto nuk ka qëndruar pa komentuar edhe miku dhe kolegu i Arbanës, moderatori Ledion Liço, i cili ka treguar se ka mjaft respekt për të duke shkruar: “Aa sa bukuuuur te fala Demos,”-përfundon moderatori. Ndërkohë ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të nis emisioni.

Po ashtu shumë komentues janë çuditur për mungesën e gjatë që ka kaluar Arbana pa vajtur në vendin e babait të saj. Por që modertorja thotë se ka pasur arsyet e saj personale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco