FOTO/ Stresi blen veturë luksoze në vlerë 46 mijë euro

FOTO/ Stresi blen veturë luksoze në vlerë 46 mijë euro

22:41, 17/10/2017
A+ Aa A-

Reperi i njohur shqiptar vazhdon të jetë një nga reperët shumë aktivë në muzikë dhe rrjete sociale.

Vetëm pak javë më parë, ai bëri prezantimin e tij në festivalin “Kënga Magjike”, ku u mirëprit nga publiku për këngën e tij të re “Sa her e don”, të cilën e solli në bashkëpunim me Anxhelon dhe Flor Banën.

Reperi vazhdon të jetë shumë i ndjekur edhe nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se i ka bërë vetes një dhuratë super luksoze. Bëhet fjalë për një veturë të re të markës “Maserati Mio”, vlera e së cilës shkon në jo më pak se 46 mijë euro.

Ta gzosh Stresinjo

A post shared by StresiFt Anxhelo ???????? new ???? (@stresi) on

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi, teksa papublikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaq faturën e paguar për këtë blerje.

“Ta gëzosh Stresinjo” (sic.), ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka publikuar edhe disa imazhe tjera në InstaStory, ku ka prezantuar veturën e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco