FOTO/ Ja kush do të zëvendësojë Fiori Dardhën në ‘Dance With Me’! Një nga femrat shqiptare më seksi

FOTO/ Ja kush do të zëvendësojë Fiori Dardhën në ‘Dance With Me’! Një nga femrat shqiptare më seksi

19:56, 16/10/2017
A+ Aa A-

Seria e fundit e spektaklit ‘Dance With Me’ u shoqërua me polemika e debate të shumta që rezultuan me largimin përfundmitar të konkurrentes Fiori Dardha e cila la spektaklin pasi u ofendua nga disa komente të anëtarit të jurisë Robert Aliaj.

Deri më tani produksioni nuk ka bërë  të ditur se cili do të jetë personazhi që do të zëvendësojë gazetaren në spektakël, por një postim në Instagram i modeles Dorina Gegiçi duket se ka ngritur dyshime se mund të jetë pikërisht ajo zëvendësuesja e Fiori Dardhës, si partnere e Iljard Shabës në spektaklin e kërcimit.

Gegiçi shihet duke pozuar në ambientet jashtë televizionit ‘Klan’, por duke mos dhënë asnjë detaj tjetër se përse ndodhet aty. Ajo gjithashtu njihet si mikeshë e konkurrentes Aurela Hoxha, e cila u bë pjesë e ‘Dance With Me’ pas largimit të Rinda Reit. Megjithatë çdo gjë do të mësohet mbrëmjen e sotme, gjatë transmetimit të spektaklit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco