Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Formula që do aplikohet për taksën e pronës

Formula që do aplikohet për taksën e pronës

18:53, 10/10/2017
A+ Aa A-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, deklaroi se aktualisht është gati drafti final për taksën e pronës e cila nis zbatimin nga 1 janari 2018. Në një dalje para medieve, Ahmetaj hodhi poshtë zërat për një diferencim në taksim për shtëpitë e dytë dhe të treta.

Formula në vetvete nuk përbën ndonjë surprizë pasi ashtu siç ishte deklaruar taksimi do të bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë dhe jo sipas çmimit fiks por ministri nuk dha detaje sesa do të jetë përqindja që do të aplikohet.

“Po ministria e ka të detajuar draftin për taksën e pronës dhe nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpitë e dyta. Ajo që përmban është kalimi nga taksë fikse, në referencë të vlerës.  Pra nëse një shtëpi i është referuar gjithmonë çmimeve minimale fiskale dhe mbi të është vendosur një taksë fikse, tani do të kalojmë në nivelin e vlerës reale të shtëpisë.

Po marr një shembull: shtëpia juaj nuk është 800 euro metri katror por në fakt është 1200 euro metri/kartor kjo në bazë të transaksioneve. Mbi këtë vlerë reale do të aplikohet përqindja e taksës. Është një proces që s’do bëhet që në 1 janar 2018 por nis nga 1 janari. Në harkun e dy viteve do të kemi një kadastër fiskale që do të jetë në favor të vlerës reale të pronës dhe bashkive që edhe e përfitojnë këtë taksë. Edhe një herë për të qenë të qartë nuk do të ketë tarifë të diferencuar”, tha Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco