Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

TVSH për biznesin e vogël? Shumica e vendeve të Europës e përjashton nga sistemi

TVSH për biznesin e vogël? Shumica e vendeve të Europës e përjashton nga sistemi

10:39, 09/10/2017
A+ Aa A-

Nëse do të miratohet plani i qeverisë për të hequr fare kufirin ku bizneset fillojnë e paguajnë TVSH, duke e çuar në zero, Shqipëria do të ishte ndër të paktat vende në Europë që nuk do të kishte incentivë për bizneset mikro dhe të vogla, që në fakt janë zemra e ekonomisë vendase me mbi 40% të të punësuarve.

Shqipëria aktualisht ka një nivel të ngjashëm pragu me Bashkimin Europian për aplikimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek bizneset.

Në vendin tonë një biznes përfshihet në pagesën e TVSH kur realizon një xhiro vjetore mbi 5 milionë lekësh ose 36 mijë eurosh në vit. Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se, mesatarja e xhiros vjetore për aplikimin e TVSH-së në vendet e BE është 25- 35 mijë euro, por me ndryshime të dukshme ndërmjet vendeve. Italia taton me TVSH bizneset me qarkullimin vjetor mbi 25-50 mijë euro, ndërsa Bullgaria aplikon një kufi prej 25 mijë eurosh.

Edhe në Rajon ka një nivel të ngjashëm qarkullimi vjetor që tatohet me TVSH. Kroacia e ka pragun e tatimit me TVSH 30 mijë euro, sipas të dhënave të vitit 2017 të azhurnuara nga KE. Bosnja e aplikon TVSH në bizneset që qarkullojnë më shumë se 25 mijë euro në vit. Ndërsa shihet se pragun më të lartë e ka Serbia, e cila e nis të vjelë TVSH në bizneset që kanë xhiron vjetore mbi 66 mijë euro. Në Maqedoni kufiri i përfshirjes në TVSH aktualisht është 15 mijë euro. Maqedonia e uli pragun në vitin 2015, teksa para këtij viti pragu ishte 30 mijë euro. Në Mal të Zi pragu është 18 mijë euro. Në Bosnjë kufiri është 25 mijë euro.

Nga shtetet e BE-së, vetëm Spanja dhe Holanda nuk kanë kufi të regjistrimit në TVSH. Një tjetër shtet që e ka aplikuar këtë praktikë është Turqia, që e ndërmori këtë lëvizje pas një reforme gati 10 vjeçare në sistemin e administrimit fiskal.

Dy janë arsyet kryesore se pse qeveritë vendosin kufij për pagimin e TVSH-së, sipas teorive ekonomike. Së pari kjo është një nxitje për biznesin e vogël, që nga ana e tij është i rëndësishëm për gjenerimin e punësimit, duke qenë  se biznesi i vogël në ditët e sotme po krijon pjesën më të madhe të vendeve të punës në botë. Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, mikrondërmarrjet (me 1 deri në 9 punonjës) krijojnë 42% të vendeve të punës, ndërsa pesha që ato kanë në shitje neto është vetëm 24% e totalit.

Argumenti i dytë lidhet me vështirësitë në kontrollin dhe kontabilizimin e pjesës së fundit të zinxhirit të shitjeve, teksa pjesa e fundit e zinxhirit bie pre më lehtë e abuzimit, keqpërdorimit dhe korrupsionit, si dhe kërkon përqendrim të lartë burimesh njerëzore, që nuk është eficient duke pasur parasysh nivelin e  të ardhurave që mblidhen. Kjo çon në një rezultante futja e bizneseve pa kufi në TVSH më tepër dëmton sesa krijon të ardhura.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi së fundmi se TVSH do të shtrihet deri tek bizneset me qarrkullim nga zero por theksoi se kjo nuk ka rritje të kostos. ” Ka rritje të kostos për ata që punojnë në informalitet. Për ata që janë formalë kjo ska kosto” tha ministri. /monitor.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    t10/10/2017 11:40

    Futjani pordhes o komentues sahanlepires te rames. Serbia menje zhvillim e ekonomi shume me te mire se e jona e ka kufirin 60 mije euro.

    Evi09/10/2017 17:09

    Interesi primar publik eshte perfshirja ne sistem, gjurmimi i levizjes se mallit dhe detyrimi i biznesit te madh qe te deklaroje te gjithe transksionet e veta. Ky grupim eshte burimi i vertete i evasionit dhe jo biznesi i vogel. Pra venia e TVSH eshte mese e drejte.

    Herta09/10/2017 17:09

    Taksa e TVSH fillimisht vendoset per te ulur informalitetin. Pra bizneset qe kane qene korrekte ne deklarimet e tyre nuk kane pse ti druhen kesaj takse. Pasi nuk do ti ule fitimin.

    Soni09/10/2017 17:08

    Mendimi im eshte qe perfshirja e biznesit te vogel ne skemen e TVSH duhet pare qe ne fillim si nje instrument kontrolli ne funksion te reduktimit te informalitetit dhe kurrsesi si nje mjet per te mbledhur me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit. Dhe informaliteti eshte problem I pare qe kemi.

    Vladimir09/10/2017 15:33

    Biznesi I vogel nuk do ta mbaje ne kosto TVSH si deri me tani por do ta njohe si TVSH te zbritshme duke mos peshuar mbi biznesin

    Bashkim09/10/2017 12:58

    Mbrojtja e biznesit te vogel nuk eshte tek futja e TVSH-se pasi nuk eshte kosto per te ,por te mos kontrolli I tyre nga lloj lojj inspektoresh , ky eshte problemi real pasi keshtu fshihen nen petkun e bizneseve te vegjel biznese qe fitojne me mijra euro dhe s paguaj aq sa duhet

    Spahi09/10/2017 12:54

    Taksa duhet te jene te barabarta per te tere,si biznes i madh ashtu dhe i vogli, te gjithe te barabarte para ligjit nese duam qe te zhvillohemi .

    Besnik09/10/2017 12:40

    Mire e kane, s besoj se ato biznese te vogla te cilat jane formale do tu shtohet ndonje kosto..

    Abazi09/10/2017 12:34

    Bizneset do te shpetojne nga vleresimi i arbitrar i administrates tatimore per nivelin e biznesit, pasi me heqjen e pragut te TVSH do te sjelle deklarimin e xhirove reale dhe jo fiktive...

    Opinion09/10/2017 12:33

    Gjatë viteve të fundit qeveritë në Shqipëri kane përjashtuar nga tatimet, dhe kjo do te vazhdoje duke lehtesuar tatim fitimin qe eshte takse mbi biznesin, por jo qe te jene te perjashtuar nga tvsh-ja

    Vilma09/10/2017 12:32

    Ndryshimin e kufirit për regjistrimin në TVSH nga 5 në 0 lekë sjell barazi para ligjit por duhet te shoqerohet me praktika te thjeshta te deklarimit te TVSH-se qe te jene lehta per tu bere nga cdo biznes.

    Besa 09/10/2017 12:32

    Heqja e pragut te kufirit per regjistrimin e TVSH-se do te ule informalitetin.

    Shto koment

    Denonco