Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Shqipëria firmos me Gjermaninë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Shqipëria firmos me Gjermaninë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

08:37, 20/09/2017
A+ Aa A-

Shqipëria firmos me Gjermaninë marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore. Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

Në një status në Facebook, ministri Bushati shkruan se ambasadori shqiptar në Gjermani ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të.

Bushati në FB shkruan: 

Lajm i mirë për bashkatdhetaret tanë. 
Një nga premtimet e Samitit të parë të Diasporës tashmë u bë realitet. 
Ambasadori ynë në Gjermani Artur Kuko sot ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të. 
Qeveria shqiptare është e angazhuar që një marrëveshjeje të tillë të nënshkruaje sidomos me ato vende ku ka një prani të madhe të shqiptarëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rona20/09/2017 09:51

Bravo qeverive te te dyja vendeve per kete bashkepunim te vlefshem per te gjithe shqiptaret, te cilet punojne ne shtetin Gjerman, duke iu dhene mundesine te trajtohen denjesisht.

Shto koment

Denonco