Ulet TVSH-ja për hotelet në Shqipëri, por çmimet nuk ndryshojnë

Ulet TVSH-ja për hotelet në Shqipëri, por çmimet nuk ndryshojnë

07:51, 15/08/2017
A+ Aa A-

Çmimet e fjetjes në hotele në Shqipëri mbetën të pandryshuara, si në qershor ashtu dhe në korrik, pavarësisht uljes për tri herë të taksave. Qeveria e Shqipërisë ka ulur TVSH-në nga 20% në 6%, në njësitë akomoduese hoteliere në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi është bërë efektiv duke hyrë në fuqi në 1 qershor të këtij viti. Në dy muajt e fundit, pra qershor dhe korrik, tatimet kanë zbatuar taksën e reduktuar, ndaj dhe hotelet në Shqipëri në vend të taksës 20 për qind që paguanin më parë, kanë paguar vetëm 6 për qind.

Ulja me 14 pikë përqindjeje e TVSH-së duhej të kishte sjellë rënien në të njëjtën masë të çmimeve, që qytetarët dhe turistët paguajnë për të fjetur në hotel. Për një hotel, i cili kushton 50 euro në natë, çmimi duhej të ishte ulur me 7 euro. Por kjo nuk ka ndodhur, pasi ulja e taksës është mbajtur e gjitha si fitim nga pronarët e hoteleve dhe njësive të tjera akomoduese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco