QKB thirrje kompanive: Pajisuni ose mbyllni aktivitetin

QKB thirrje kompanive: Pajisuni ose mbyllni aktivitetin

18:26, 13/08/2017
A+ Aa A-

Të gjithë subjektet që ofrojnë shërbime për makinat, qofshin servise, tregtim me pakicë dhe shumicë, kompani koncensionare etj, do të duhet të pajisen me një licencë të detyrueshme për të vazhduar aktivitetin.

Qendra Kombëtare e Biznesit i ka bërë thirrje të gjithë operatorëve që punojnë në këtë fushë të paraqiten pranë saj për t'u paraqitur me licensat përkatëse në të kundërtën do të përballen me mbyllje të aktivitetit.

Sipas QKB, licencimi i këtyre aktiviteteve do të bëhet në përputhje me kriteret, procedurat dhe afatet e parashikuara në VKM 107, datë 10/2/2016, “Për licencat dhe lejet, që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar”.

Vendimi

Një vendim i Këshillit të Ministrave, i miratuar në shkurt të vitit të kaluar ka përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë bizneset për të marrë lejen e aktivitetit. Vendimi synon vendosjen e kontrollit për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to.

Tashmë këto aktivitete kategorizohen si “Shërbime ekspertize ose profesionale të lidhura me transportin rrugor” dhe do të licencohen në Qendrën Kombëtare të Licencave.

Licencat ndahen sipas nënkategorive: a) riparimi dhe mirëmbajtja e pjesëve mekanike dhe të motorit, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove; b) riparimi dhe mirëmbajtja e karrocerisë së mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove; c) riparimi dhe mirëmbajtja e impiantit elektrik të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove; ç) riparimi dhe mirëmbajtja e gomave të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove; d) blerja, shitja e mjeteve me motor dhe rimorkiove; dh) mbledhja, depozitimi, shkatërrimi i mjeteve ose pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Ndërkaq, një lloj tjetër licence e re është aktiviteti “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe e rimorkiove të reja ose të përdorura”. Licenca është e njëjtë si për ata që shesin makina të reja ashtu edhe të përdorura, madje në të dy rastet kërkohet autorizim i prodhuesit. Një licencë e veçantë do të jepet për aktivitetin “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor ose të rimorkiove”. Edhe në këtë rast bie në sy kërkesa për të pasur autorizimin nga prodhuesi.

Një licencë e veçantë jepet për aktivitetin “Agjenci që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve me motor ose të rimorkiove”. Ndërkaq, përcaktohen kriteret e posaçme dhe llojet e dokumenteve provuese për marrjen e licencës. Këtu hyjnë përshtatshmëria e njohurive dhe eksperienca e personelit. Çdo subjekt duhet të ketë drejtues teknik të përgjithshëm, i cili pajiset me certifikatë nga Ministria e Transporteve. Janë të domosdoshme kontratat e punës që provojnë marrëdhënien me stafin. Po ashtu, një kriter i vendosur është përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe e mjediseve me standardet e shërbimit.

Në dosjen e aplikimit për licencë duhet vendosur edhe rregullorja e brendshme e ndërmarrjes, si dhe skema e organizimit të funksionimit. Lidhur me besueshmërinë financiare, për marrjen e licencës kërkohet prezantimi i një sasie kapitali minimal dhe rezervë. Vendimi, i cili merret brenda 15 ditëve, bazohet vetëm në dokumentet provuese të licencimit. Këto licenca, sipas vendimit të qeverisë, kanë afat 5-vjeçar. Pas këtij vendimi pritet një udhëzim që do të konkretizojë se si do të kryhet procesi i certifikimit të këtyre subjekteve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t13/08/2017 21:33

Te pajisen me license dhe neser kur te mbaroje kontrata me sgs,te licensohen edhe per kolaudimin e makinave per tja lehtesuar kete sherbim qytetatrve,se boll u doli shpirti duke ndenjur nr radhe edhe naten vetem per te kolauduar makinen

selim rroshi13/08/2017 20:20

I lane pa pune dhe mijera biznese qe me aftesite e tyre kane ngritur pika riparimi makinash te gjithe llojeve duke riparuar motorre pjese te tij pjese xhenerike, gomash pjese elektrike. Gjithe kete pune do ta bejne disa njerez qe kane para qe paguajne lejet ta zeme te benzit dhe riparimi makines do te kushtoje sa qimet e kokes se ne cmimin e riparimit do beje pjese dhe leja nga prodhuesi i huaj qe do jete 300 mije euro deri nje 1 milion euro.

Shto koment

Denonco