Gjykata rrëzon vendimin e qeverisë: Profesionet e lira, paguan TVSH kush ka xhiro mbi 5 milionë lekë

Gjykata rrëzon vendimin e qeverisë: Profesionet e lira, paguan TVSH kush ka xhiro mbi 5 milionë lekë

21:33, 20/07/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në një vendim të dhënë më 18 Korrik, Kolegji Administrativ ka vendosur që pagesa të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë lekë e lart.

Pas vendimit ka reaguar edhe Dhoma Kombetare e Avokatisë: Ligji për TVSH-në në pikën 2 të nenit 11 përsa i përket profesionit avokat, në lidhje me vendosjen e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH, caktonte se avokatët detyrohen të llogarisin, të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar.

“Kjo xhiro vjetore për bizneset në tërësi llogaritet në nivelin e qarkullimit prej 5 milion lekë, ndërkohë që për avokatët, në mënyrë krejtësisht absurde, ky nivel ishte caktuar në kufirin 0 lekë. Kjo praktikisht do të thotë që për çdo shërbim të ofruar nga ana e avokatit duhej të llogaritej dhe paguhej TVSH në masën 20% të shërbimit të ofruar” argumenton Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.

Sipas Kolegjit Drejtues të kësaj Dhome pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës, detyrimit për llogaritjen dhe pagesën e TVSH i nënshtrohen vetëm ata avokatë apo zyra avokatie, niveli i xhiros vjetore të të cilëve e kalon shumën e 5 milion lekë të reja në vit.

Të gjithë avokatët e tjerë nën këtë nivel xhiro vjetore nuk kanë detyrim të jenë subjekt i pagesës së TVSH, që do të thotë nuk kanë detyrim të llogarisin 20% për efekt pagese TVSH dhe shërbimi i tyre nuk do të faturohet nëpërmjet faturës me TVSH por me faturë të thjeshtë tatimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco