FOTO/ Skandali me mbetjet spitalore. Euroteam mori 300 mijë dollarë tendera nga qeveria

FOTO/ Skandali me mbetjet spitalore. Euroteam mori 300 mijë dollarë tendera nga qeveria

19:48, 11/07/2017
A+ Aa A-

Kompania Euroteam, emër që u bë i njohur pasi administratorja e firmës dhunoi gazetarin e emisionit Stop për investigimin që po bënte, në lidhje me derdhte mbetjet e rrezikshme spitalore në brigjet e lumit Erzen, rezulton fituese e shumë kontratave publike gjatë tre viteve të fundit.

SYRI.net zbardh të gjitha tenderat e marrë nga kompania, nga shkurti i vitit 2014 deri në qershor të këtij viti. Sipas dokumenteve, në total janë 29 kontrata që Euroteam nga marrë nga institucionet shëndetësore publike për evadimin dhe trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore duke përfituar një vlerë prej 32.3 milionë lekë ose gati 300 mijë dollarë amerikanë.

Pjesa dërrmuese e këtyre kontratave, ose 18 të tilla janë dhënë me negocim të drejtpërdrejtë.

Skandali

Dokumentet tregojnë se kompania ka fituar miliona lekë nga paratë e taksapaguesve për të pastruar mbetjet e rrezikshme spitalore. Por një ditë më parë Emisioni “Stop” transmetoi një investigim ku faktohej se mbetjet e rrezikshme spitalore derdheshin në brigjet e lumit Erzen.

Inspektoriati i Mjedisit, grupi i policisë dhe OPGJ shkuan në vendngjarje për hetimin e skandalit. Por edhe pas njoftimit të autoriteteve, mbetjet e rrezikshme “u zhdukën” gradualisht nga vendi, ku u hodhën javën e kaluar.

Gazetari i “Stop” kërkoi shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli. Por kjo e fundit, e gjendur përballë provave të pakundërshtueshme të skandalit, ushtroi dhunë mbi gazetarin Genci Angjellari. 

/SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco