Mungesa e resorteve, hotelet, bashkëpunim për të përballuar turistët

Mungesa e resorteve, hotelet, bashkëpunim për të përballuar turistët

12:39, 27/06/2017
A+ Aa A-

Rritja e numrit të turistëve gjatë viteve të fundit ka bërë që një pjesë e hoteleve të përmirësojnë kushtet dhe standardet e shërbimit.

Por ajo çfarë nuk i favorizon hotelet shqiptare duke i bërë jo konkurrues në rajon është numri i ulët i shtretërve.

President i Shoqatës së Hotelierëve, Zak Topuzi, u shpreh për TV SCAN, se tashmë hotelet në bregdet janë bashkuar për të ofruar një ofertë të përbashkët në mënyrë që të përballojnë fluksin e turistëve.

Ndërtimi i hoteleve pas viteve ’90 u bë në një mënyrë të çrregullt dhe shumë spontane.

Ndërkohë që ngritja e resorteve me kapacitete të  mëdha  tashmë  është kthyer në domosdoshmëri.

Vendimi i fundit i qeverisë për të ulur TVSH në sektorin akomodues, pritet të ndikojë edhe në rritjen e investimeve në këtë fushë.

/SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco