FOTO/ Hyn në fuqi TVSH 6%, Tatimet: Ja çfarë duhet të bëjnë bizneset për të përfituar

FOTO/ Hyn në fuqi TVSH 6%, Tatimet: Ja çfarë duhet të bëjnë bizneset për të përfituar

13:16, 24/06/2017
A+ Aa A-

Shkalla 6 për qind e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në sektorin e turizmit do të zbatohet që nga muaji qershor. Administrata tatimore njoftoi se të gjithë operatorët e furnizimit të shërbimit të akomodimit, që preken prej këtij ndryshimi, mund të shfrytëzojnë menjëherë, që në muajin e parë, mundësinë për të përfituar nga kjo shkallë e ulët taksimi.

" Tatimpaguesit do të mund të regjistrojnë faturat e tyre me shkallën prej 6 për qind, në librat e shitjes të muajit Qershor, si periudhë tatimore dhe që dorëzohen, deri në datën 10 Korrik,"- deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Në fund të sesionit, Parlamenti miratoi një ligj, i cili ul TVSH-në për fjetjen në hotele nga 20 për qind në 6 për qind.

"Në zbatim të detyrimit të implementimit të ndryshimi ligjor, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë marrë të gjitha masat për të funksionalizuar këtë ndryshim të rëndësishëm," thuhet në njoftimin e administratës tatimore.

Sipas Tatimeve, për Formularin e Deklarimit e Pagesës së TVSH-së është bërë e mundur edhe teknikisht që të plotësohet nga tatimpaguesit e sektorit të turizmit me me shkallën e reduktuar të tatimit prej 6 për qind, për periudhën tatimore Qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14 Korrik 2017.

Qeveria e kishte premtuar uljen e TVSH në turizëm që para disa vitesh, por e miratoi nismën vetëm dy muaj më parë. Paralelisht taksa nuk u ul për të gjitha aktivitetet e lidhura me sektorin e turizmit, por vetëm për fjetjen. Për ushqimet dhe shërbimet e tjera qytetarët do të vazhdojë të paguajë tatim mbi vlerën e shtuar në masën 20 për qind.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco